Vrau në Shqipëri dhe zgjodhi të jetonte në Romë, arrestohet

Një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Wanted” është finalizuar në bashkëpunim me homologët italianë, duke çuar në kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në Bolzano të Italisë është arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e kishte dënuar me 12 vjet burg, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 9 vjet.
Sipas të dhënave të Policisë, Balla, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës, thikë, shtetasin A. Z., alias I. Z.
Pas arrestimit në Itali, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e Vanxhel Ballës drejt Shqipërisë. a.b