E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Këlliçi në Yzberisht, prezanton 5 angazhimet për Tiranën: Ulja e taksave, rrit biznesin

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka vijuar takimet e tij elektorale në zonën e Yzberishtit.

Këlliçi u njoh nga afër me shqetësimin e tyre për mungesën e hapësirave publike dhe infrastrukturës si edhe për taksat e larta që i paguajnë Bashkisë së Tiranës.

Duke u ndalur te një tjetër angazhim i programit të tij, paketa e taksave dhe tarifave për biznesin, Belind Këlliçi njohu disa sipërmarrës të biznesit të vogël, me uljen e barrës për ta.  

“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysëm nga sa e ke tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. O e vuan kjo zonë, o s`ka zonë që e vuan. Dmth o ka zonë të diskriminuar në Tiranë, o nuk ka tjetër. Kjo është katastrofë ajo që ka ndodhur. Këto janë ndihma edhe për biznesin, me ndihmu edhe biznesin e vogël me marr një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje”, tha Këlliçi.

Gjatë takimeve me qytetarë të shumtë, Belind Këlliçi mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, duke u angzhuar se pas fitores në zgjedhje, në Tiranë do të vijë ndryshimi.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›