Kelmendi: Shkova në LB për parime

sh-kreu i UNIKOMB-it ka vlerësuar se partive të tjera nuk i është bashkuar për shkak të programeve të tyre, duke shtuar se partitë e tjera çështjen shqiptare e konsiderojnë të mbyllur.
Muhamet Kelmendi ka thënë se në Lëvizjen për Bashkim (LB) ka kaluar për shkak të parimeve politike që ka ky subjekt politik. Në një bisedë për “Epokën e re”, Kelmendi ka deklaruar se kjo është lëvizja e vetmja e cila besnikërisht po e ndjek programin e radhëve ilegale të viteve ’70-ta dhe ’80-ta, pjesë e së cilës ishte edhe vetë.
“LB-së iu bashkova për arsye se është subjekt politik që po e vazhdon veprimtarinë politike të radhëve ilegale të viteve ’70-’80 të Lëvizje Popullore të Kosovës, në të cilën kam qenë nënkryetar dhe vazhdim i pikëpamjeve politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qëllimi atëherë dhe sot ka qenë çlirimi i të gjitha viseve shqiptare. Tani edhe vetë emërtimi i kësaj lëvizje tregon se cili është synim i saj. Kjo ka qenë arsyeja pse kam shkuar në LB”, ka thënë Kelmendi. Sipas tij, programi i LB-së është i vetmi që të dërgon drejt realizimit të aspiratave historike të kombit shqiptar.
Ish-kreu i UNIKOMB-it ka vlerësuar se partive të tjera nuk i është bashkuar për shkak të programeve të tyre, duke shtuar se partitë e tjera çështjen shqiptare e konsiderojnë të mbyllur. “Partitë e tjera nuk kanë programe të tilla politike. Janë shumë larg. Ato veprojnë aktualisht jo në interes të kombit, por për interes të pushtetit. Ato e konsiderojnë çështjen kombëtare të kryer, të përfunduar. Prandaj i janë futur veprimtarisë së tillë për të ardhur në pushtet, për t’u bërë ministra e kryeministra”, është shprehur ai.
Kelmendi ka bërë me dije se nuk ka shkuar në LB për të marrë pozita udhëheqëse, por për ta ndihmuar vizionin e saj. Ai ka deklaruar se do të jetë vetëm si një anëtar i thjeshtë i LB-së. “Unë nuk i takoj strukturës udhëheqëse, jam vetëm anëtar që dua të ndihmoj këtë lëvizje. Nuk ka lidhje me ndonjë pozitë partiake fare. Thjesht mendoj se në aspektin politik kjo pari e meriton të ndihmohet, jo vetëm nga unë, por nga shumë forca. Jam bashkuar duke u mbështetur në programin politik që ka dhe në emërtimin që ka, jo në çështje të tjera”, është shprehur ai.
Kelmendi me këtë rast ka folur edhe për procesin e dialogut politik që po ndodh në Bruksel. Ai ka vlerësuar se ky dialog duhet të ndërpritet sepse, sipas tij, është joparimor. “Natyrisht se duhet të kundërshtohet procesi i negociatave me Serbinë, sepse kemi të bëjmë me negociata të cilat janë joparimore. Edhe unë i kam këto pikëpamje. /Indeksonline/