Kelmendi ceshtja e Flamurit
Politika do të vendosë nëse Majlinda Kelmendi do të lejohet të përfaqësohet me flamurin e Kosovës në “Londër 2012”, edhe pse ajo është një prej xhudisteve më të mira në botë dhe pretendente për medalje në Lojërat Olimpike.
Nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, IOC, do të vendosë të mos njohë shtetin e pavarur, duke ndjekur shembullin e 89 vendeve që e kanë bërë këtë gjë, kampionia 20-vjeçare e xhudos do të jetë e detyruar të mos valëvisë flamurin e shtetit më të ri në Ballkan.
Katër vjet pas pavarësisë nga Serbia, sportistët elitarë të Kosovës vazhdojnë të kenë probleme në përfaqësimet ndërkombëtare, pasi shteti ende nuk është bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara.
Në këtë situatë, Kelmendi do të jetë e detyruar të përfaqësohet me flamurin e Shqipërisë, ose në rastin më ekstrem me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, IJF.
“Natyrisht që dëshira ime është të përfaqësoj Kosovën, por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë do të garoj për një flamur tjetër. Pavarësisht kësaj, të gjithë do ta dinë që unë jam nga Kosova dhe kjo që ndodhi nuk ndodhi prej zgjedhjes time, por sepse e kam të pamundur të përfaqësoj vendin tim. Jam e lumtur që do të marr pjesë në Londër 2012, por ndonjëherë edhe e trembur, sepse jam e vetmja përfaqësuese e Kosovës dhë të gjithë I kanë sytë nga unë. Shpresoj të mos zhgënjej askënd. Do të jap maksimumin për të arritur rezultatet që të gjithë presin”
Kampionia e xhudos po vazhdon stërvitjen në qytetin e Pejës, ndërsa në fundin e vitit 2011, ajo ka refuzuar një ofertë të majme financiare nga Azerbajxhani, për të vazhduar përfaqësimin e Kosovës dhe të jetë një prej ambasadoreve të sportit për vendin e saj.