Klitcko-Mormek gati per duelin
Kampioni i botës në peshat e rënda, Vladimir Klitçko dhe sfidanti i tij francez, Zhan-Mark Mormek, u peshuan zyrtarisht përpara duelit në Dyseldorf.
Klitçko ishte 111 kilogramë, ndërsa rivali i kampionit në fuqi të brezave IBF, IBO, ËBO dhe ËBA ishte 98 kilogramë. 35-vjeçari ukrainas do të mbrojë titujt vetëm pak javë pasi vëllai i tij më i madh, Vitali, fitoi me pikë duelin për titullin ËBC me britanikun Derek Çisora.
Në anën tjetër, 39-vjeçari Mormek, i njohur ndryshe si “Mini Tajson” për shkak të konstruktit trupor, është 17 centimetra më i shkurtër se kampioni, që me 198 centimetrat e tij, padyshim do të përfitojë nga dueli në distancë.
Vladimir Klitçko do të kërkojë fitoren e 50-të në karrierë në “knock-out”, pasi ka mbyllur përpara kohe 49 nga 59 sfidat si profesionist që ka zhvilluar, duke pësuar vetëm tre humbje.
Fillimisht ky duel ishte përcaktuar të zhvillohej më 10 dhjetor 2011, por ai u shty pasi në periudhë Klitçko u detyrua ti nënshtrohej një operacioni për të hequr gurin në veshka.
Në anën tjetër, Mormek, ish-kampion i botës në peshat gjysmë të rënda, ka nënvijëzuar se nuk i trembet rivalit ukrainas, pavarësisht diferencës trupore, ndërsa beson se mund të dalë fitues nga ky duel.