E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kembell keshilltar i Thacit


Alister Kembell i rikthehet sërish marrëdhënieve me publikun. Kësaj here jo për Toni Bler, por për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci.

“Evening Standard” shkruan se muajin e kaluar Bashkimi Europian  njoftoi hetimet pas raportimeve të cilat akuzonin zotin Thaci për përfshirje në krimin e organizuar, përfshi trafikimin e organeve, akuza që kryeministri i Kosovës i mohon me forcë.

Ky mision i ri i Drejtorit të Komunikimeve në qeverinë britanike në kohën e Toni Blerit  do të thotë më shumë vizita në Prishtinë dhe këshilla për ministrat kryesorë të qeverisë për të komunikuar sa më mirë me opinion e brendshëm dhe atë të jashtëm.

Kjo detyrë i dedikohet edhe faktit se zoti Kembell njihet në Prishtinë edhe për rolin që luajti qeveria britanike e Toni Blerit gjatë luftës në Kosovë dhe rolit që luajti komunikimi në media në këtë konfilkt.  

Mbetet e paqartë nëse financimi i këtij roli të Alister Kembell bëhet nga qeveria e Kosovës apo nga Ministria e Jashtme britanike. Nisur nga akuzat për krime lufte të bëra ndaj Blerit dhe mënyra sesi operoi Kembell në atë situatë ky mision në Kosovë është një punë e lehtë për të.

Unë do të jem  konsulent me kohë të pjesshme, thote Kembell, dhe kjo do mbështetet nga Këshilli Britanik, i cili financohet në fakt nga Ministria e Jashtme Britanike.

Alister Kembell është vlerësuar gjërësisht në botën e medias si i supertalentuar në marrëdhëniet me publikun. Roli i tij si krahu i djathtë i Toni Blerit, konsiderohet se ka qenë vendimtar në sukseset mediatike të ish-kryeministrit britanik.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Serbët në veri të Mitrovicës kanë bllokuar të martën rrugën kryesore në “Lagjen e boshnjakëve”, përkatësisht rreth 100 metra përtej urës lindore mbi lumin Ibër. Nigeri, përplasje për Kosovën
Autoritete të larta të shtetit të Nigerisë janë përplasur për Kosovën. Dikush do ta njohë Kosovën shtet, dikush jo. Kosovë, të vuash për vizë kroate
Në rast se mund t’ju besohej deklaratave të kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit Thaçi dhënë para pak javësh në Prishtinë, shtrohet pyetja se përse shtetasit kosovarë së paku nuk janë të lehtësuar në procedurat e marrjes së një vize kroate. OSBE: Më shumë për të riatdhesuarit
Misioni i OSBE-së në Kosovë u bën thirrje institucioneve vendase për më shumë veprim në mbështetje të personave të riatdhesuar. Gjenerali Drews viziton bazën e FSK-së
Pak ditë pasi mori detyrën, komandanti i ri i KFOR-it Erhard Drews zhvilloi vizitën njohëse në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajmet kryesore

Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
"Zgjedhjet të bëhen për popullin"
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›