Kosove te vuash per vize kroate

Në rast se mund t’ju besohej deklaratave të kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit Thaçi dhënë para pak javësh në Prishtinë, shtrohet pyetja se përse shtetasit kosovarë së paku nuk janë të lehtësuar në procedurat e marrjes së një vize kroate.
Për më tepër, për të marrë një vizë kroate nga ambasada në Prishtinë, qytetarët trajtohen aq keq sa qe të krijohet përshtypja që jashtë rrethojave të ambasadës qytetarët po bëjnë protesta dhe nuk po presin për një vizë.
Kadri Metolli, i cili jeton në Londër, megjithëse ka një vizë Schengen, për të kaluar tranzit shtetin kroat i nevojitet edhe viza kroate.
“Dje më kanë kthyer. Edhe pse unë e kam pasaportën me vizë angleze, duhet të kesh vizën e Kroacisë. Edhe pse në ueb sajtin e tyre thuhet se nëse ke pasaportë Schengen nuk ke nevojë për vizë, prap duhet ta kërkojmë”, thotë Metolli.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit të tij, Metolli nuk e mori vizën. Madje, punonjësi i ambasadës ia tregoi mënyrën se si zoti Metolli mund të arrijë në Londër dhe që të mos e humbë vendin e tij të punës.
“Me datë 15 mua më duhet të jem në punë në Londër. Në rast se nuk më lëshohet viza do të humbas vendin e punës. Në faqen tuaj të internetit thuhet se ata që ata që kanë vizë Schengen nuk kanë nevoje për vizë kroate. Cfare po ndodh tani?”, e pyeti ai punonjësin e ambasadës.
“Vetëm brenda 3-4 ditësh mund t’ju lëshojmë vizën. Për të arritur në punë më 15 shtator duhet të shkoni vetëm me aeroplan, nuk ka asnjë mundësi tjetër. Më vjen keq”, përgjigjet ky i fundit.
Probleme të ngjashme kanë edhe qytetaret e tjerë. Shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi Turqisë dhe në Ishujve Maldive.
Ndërkohë, për të udhëtuar në vendet e tjera kosovarët duhet patjetër të pajisen me viza pranë ambasadave të këtyre vendeve, ose ambasadave përgjegjëse për lëshimin e vizës përkatëse.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Serbët në veri të Mitrovicës kanë bllokuar të martën rrugën kryesore në “Lagjen e boshnjakëve”, përkatësisht rreth 100 metra përtej urës lindore mbi lumin Ibër. Nigeri, përplasje për Kosovën
Autoritete të larta të shtetit të Nigerisë janë përplasur për Kosovën. Dikush do ta njohë Kosovën shtet, dikush jo. Kembell, këshilltar i Thacit
Alister Kembell i rikthehet sërish marrëdhënieve me publikun. Kësaj here jo për Toni Bler, por për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci. OSBE: Më shumë për të riatdhesuarit
Misioni i OSBE-së në Kosovë u bën thirrje institucioneve vendase për më shumë veprim në mbështetje të personave të riatdhesuar. Gjenerali Drews viziton bazën e FSK-së
Pak ditë pasi mori detyrën, komandanti i ri i KFOR-it Erhard Drews zhvilloi vizitën njohëse në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lajmet kryesore
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
"Zgjedhjet të bëhen për popullin"
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave