E Diel, 1 Nëntor 2026

Kembimi valutoreuro mbetet ne kuota te larta

Euro vazhdon te qendroje ne kuota mjaft te larta kundrejt lekut shqiptar madje ditet e fundit eshte rritur me 0.8 perqind nderkohe qe dollari ka pesuar nje ulje me 3 pike dhe nje dollar nga 102 leke para nje jave tashme kembehet me 99.9 leke.

Euro vazhdon qe te qendroj e forte perballe lekut shqiptar dhe keshtu nje euro eshte shkembyer sot me rreth 139.8 leke. Kjo situate shpjegohet me prurjet e ulta te emigranteve dhe kjo si rezultat i krizes ekonomike boterore. Euro ka vazhduar te ruaje kete pozicion per disa jave me radhe pasi tashme jemi ne periudhen ku euro forcohet ne vazhdimesi kundrejt lekut shqiptar.

Edhe pse viti 2009 ishte nje vit i sukseshem per ekonomine shqiptare pritet qe ky vit te mos jete aq i sukseshem. Leku shqiptar vazhdon te qendroj me ulet se monedha europiane dhe prej specialistese parashikohet qe nje situate e tille te vazhdoje te pakten deri ne fund te dimrit qe percaktohet edhe si sezoni me prurje me te ulta prej emigranteve.

Vetem para nje viti ne te njejten periudhe euro arriti qe te shkembehej ne shifren me te larte dhe nje euro u shkembye me rreth 142 leke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›