E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Nozllit pranga kusheririt dhe policeve

Krimi dyshohet te kete lidhje me nje histori te trafikut te armeve ne te cilen ishin perfshire viktima dhe te arrestuarit


I vrari kishte 2 mije euro borxh dyshuarit te vrasjes per blerjen e armeve. Policet dyshohet se ishin seksere ne trafik


Nje kusheri i dyshuar dhe dy efektive te Policise se Burgut 313 Jordan Misja ne kryeqytet u arrestuan nga zyra e hetimit te vrasjeve te dyshuar si autore dhe te perfshire ne vrasjen e Shkelqim Nozllit ndersa policia dyshon se vrasja ka ndodhur per motive qe lidhen me trafikun e armeve.


Lajmi i arrestimit te personave u be i ditur zyrtarisht nga policia e Tiranes sipas te ciles vrasja e Shkelqim Nozllit mendohet te kete ndodhur per trafik armesh. Nje dite pas gjetjes se viktimes ne km 22 te aksit Tirane- Elbasan hetuesit arrestuan Albano Kusin 19 vjec i dyshuar si autori i vrasjes dhe hedhjes se trupit te Nozllit ne nje distance rreth 26 metra ne lindje te rruges nacionale.


Bashke me te hetuesit arrestuan edhe Ilir Ademin 28 vjec nga Erseka banues ne Mezes te Tiranes si dhe Juljan Nuho 28 vjec nga Tirana te dy punonjes policie ne burgun 313. Mendohet se dy efektive te burgut 313 ne Tirane te jene perfshire ne kete krim per trafik te armeve pasi kishin dijeni dhe mendohet se ata kane sherbyer si ndermjetes te ketij trafikut.


Kusi akuzohet per konsumim te vepres penale te vrasjes me dashje dhe armembajtjes pa leje.


Mesohet se 19- vjecari Kusi ka vrare per motive te dobeta me arme zjarri Shkelqim Nozllin dhe me pas eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Po keshtu ne lidhje me kete ngjarje eshte bere arrestimi ne flagrance edhe i dy punonjesve te policise se burgut 313 ne Tirane per konsumim te vepres penale te mos kallezimit te krimit.


Dyshohet se keto dy punonjesit e policise se burgut ishin ndermjetes sepse autori i ngjarjes ka tentuar te blinte dy arme tip pistolete per tia shitur me pas viktimes kundrejt nje shume prej 2000 euro. Burimet e policise pohuan kohet e fundit se 22 vjecari ishte perfshire ne lojerat e bixhozit dhe te kumarit cka kishte bere qe ai te humbiste nje pjese te parave qe i jepte familja si dhe i kishte marre disa here para borxh shokeve te tij.


Burimet e policise pohuan se Nozlli ne menyre te here pas hershme kerkonte para borxh nga shoket e tij per ti perdorur ato per lojera kumari bixhozi e bastesh sportive.


Ky eshte versioni ne te cilin e ka kanalizuar ngjarjen policia e kryeqytetit bazuar ne deklarimet e pjesetareve te familjes se viktimes. Sipas burimeve zyrtare te hetimit autori i dyshuar i ngjarjes ka tentuar te blinte dy pistoleta per tia shitur me pas viktimes kundrejt nje shume prej 2000 euro.


Keto para 22- vjecari Nozlli i kishte marre para disa ditesh borxh nje mikut te tij pasi vete nuk kishte mundesi te te shlyente detyrimin e pageses. Dy dite me pas Nozlli u gjet i vrare me arme zjarri ne segmentin rrugor Tirane - Elbasan prane kilometrit te 22 nga disa kalimtare te rastit qe lajmeruan policine e cila pasi mberriti ne vendin e ngjarjes dhe nisi hetimin e krimit.


Ekspertet Gezhojat te kalibrit 9mm


Grupi hetimor gjate veprimeve ne vendin e ngjarjes administroi prova te ndryshme qe sipas hetuesve ishin te rendesishme per hetimin. Ne vendin e ngjarjes ekspertet gjeten se paku dy gezhoja te kalibrit 9 mm qe mendohet se i perkasin................................... Nga hetimet e kryera ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte bere i mundur zbulimi dhe arrestimi i autori te kesaj ngjarjeje i cili eshte Albano Kusi 19 vjec lindur e banues ne Tirane. Arrestimi i tij u be pasi dyshohet si autori qe ka kryer vrasjen e 22- vjecarit Shkelqim Nozlli.


Dje ceremonia e varrimit


Dje familjare te aferm miq e shoke te 22 -vjecarit Shkelqim Nozlli i dhane atij lamtumiren e fundit. Nozlli kishte disa muaj qe ishte ndare nga e fejuara e tij me te cilen ishte fejuar qe ne moshen 18-te vejcare. Viktima ishte femija i vogel i familjes dhe jetonte me dy prinderit pasi dy motrat ishin te martuara dhe njera prej tyre jetonte ne Maqedoni dhe tjetra aty prane baneses se Nozllit.


Shkelqimi kohet e fundit kishte filluar te luante shume bizhoz dhe te konsumonte alkol pasi e vuante shume ndarjen nga e fejuara e tij. Pjesetare te familjes por dhe miq dhe shoke te 22 -vjecarit i dhane lamtumiren e fundit njeriut te tyre te dashur te ekzekutuar diten e diel me 2 plumba ne trup nga Alban Kusi si i dyshuari kryesor i ketij krimi.


Precendenti i trafikut


Ervin Shepllo 21 vjec eshte vrare ne shkurt te vitit 2006 nga nje adoleshent. Shkak per kete vrasje te 21-
vjecarit Shepllo ka qene nje pistolete qe tre te rinjte ia kane shitur viktimes dhe me pas ia kane rimarre.
Ngjarja e ka rende ka ndodhur ne shkurt te vitit 2009. Elton Nika akuzohet per vrasjen e 21-
vjecarit dhe Elis Fikaj e Klajdi Hoxhalliu per moskallezim te krimit. Ne daten 12 shtator te vitit 2006 ne
Gjykaten e Tiranes ka nisur procesi ne ngarkim te tre te rinjve kryeqytetas te akuzuar per vrasjen e 21-
vjecarit Shepllo ne shkurt te ketij viti. Ne kete date jane paraqitur ne gjykate tre te pandehurit Elton Nika
Elis Fikaj dhe Klajdi Hoxhalliu ku i pari akuzohet per vrasjen ndersa dy te tjeret per moskallezim krimi.
Sipas hetimeve shkak per vrasjen e te riut nga Tirana u be nje pistolete qe te pandehurit ia kishin shitur
viktimes dhe me pas ia rimoren atij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›