E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kemi rritjen me te madhe ne Evrope” Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha mandatoi dje te gjitha ministrite dhe agjencite ne vend per hartimin e buxhetit per vitin 2011, i cili duhet te paraqitet ne qeveri, me 1 shtator. Pa u mbyllur mire debatet per ndryshimin ne buxhetin aktual, kreu i qeverise vendosi dje afate te prera per projektbuxhetin afatmesem te vitit te ardhshem, per kabinetin e tij. Buxhet qe sipas kryeministrit, do te jete me i madhi ne historine e vendit, me i fuqishmi dhe qe do te deshmoje dyfishimin ne kohen me te shkurter te rritjes ekonomike ne vend. “Ky buxhet, duhet mbi te gjitha t’i qendroje parimit te zemres se dhimbsur, t’i qendroje parimit te qeverise se sherbesave dhe sherbimeve, pra te permiresoje me tej, te konsolidoje me tej, frymen sociale, qendrimin e njerezishem te qeverise shqiptare ndaj 820 mije familjeve shqiptare”, tha Berisha. Ne kete kuader ai premtoi se rritja e rrogave dhe pensioneve do te jete ne axhenden e qeverise si nje zotim solemn, elektoral te kryeministrit, se per sa kohe do te votohet, ai do te rrise rrogat dhe pensionet. “Ne se bashku, do te mbajme premtimin. Mbajtja e ketij premtimi ka bere, qe sot ne fondin e pensioneve nga 50 miliard leke qe ishte ne vitin 2005, sot eshte 109 miliard. Po te degjoja vajtoret e krizes, ose keshilltaret e zise, nuk i rrisnim ato as nje qindarke, por njemije here per para kam degjuar dhe do te degjoj zerin e atyre, qe jane ne nevoje, sepse ne vertet kemi dyfishuar pensionet”, u shpreh Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Sipas tij, te dalesh dhe ta shpallesh rritjen e pensioneve nje veprim kriminal, do te thote te kesh humbur edhe nanagramin e fundit te dhimbsurise dhe njerezise. “Buxheti do te forcoje me tej fibren sociale, fytyren sociale te kesaj qeverie, qendrimin e njerezishem, ndaj atyre qe jane ne ndihme ekonomike. Ne jemi ata qe kemi dyfishuar fondet per ndihmen ekonomike dhe invaliditetet ne 5 vjet”, vijoi kryeministri. Ndaj ai premtoi se edhe ne buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, qeveria do te perkujdeset per shtresat ne nevoje por nga ana tjeter edhe sektorin publik dhe burimet njerezore. “Zoterinj ministra, nuk mund te cenohen projektet e medha te shpallura para shqiptareve. Buxheti i ardhshem eshte vendimtare ne realizimin e tyre. Te gjitha akseve rrugore, rrugeve rurale, rrugeve dytesore, ujesjellesve, shkollave, spitaleve, modernizimi i shendetesise dhe mbeshtetja e kesaj reforme, mbeshtetja e projektit kombetare te ullirit dhe projekteve te tjera ne bujqesi, projekt i cili po ecen ne disa rrethe”, keshilloi kryeministri. Projekte qe sipas tij, do te realizohen pasi per vitin e ardhshem, parashikohet nje rritje ekonomike per vitin e ardhshem.

Qendrimi
Kryeministri Sali Berisha, theksoi dje edhe nje here se ne Shqiperi nuk ka krize, por rritje ekonomike. “Ata qe flasin nga mengjesi deri ne darke per krize, ata kane padije, se c’eshte kriza dhe c’eshte recesioni, jane alfa dhe ekzistojne ne te gjithe institucionet e botes. Shqiperia nuk ka krize, Shqiperia ka rritje te mirefillte ekonomike dhe kjo eshte e verteta”, theksoi ai dje ne mbledhjen e qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›