PD: Presidenti po shkel ligjin per Kushtetuesen Rozeta Rapushi

Partia Demokratike, denoncon Presidentin Bamir Topi, se ka shkelur kushtetuten e vendit. Deputeti demokrat, Eduard Halimi, njekohesisht anetar i Komisionit te Ligjeve, akuzoi dje direkt kreun e shtetit, per shkelje te hapur te kushtetutes, ne mos dekretimin ende te kryetarit te Gjykates Kushtetuese. “Ne Shqiperi ka ndodhur nje ngjarje shume e rende. Kreu i shtetit, ka shkelur Kushtetuten e Republikes, duke mos ushtruar detyrimin kushtetues per emerimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese, emerim qe duhej te ishte bere qe prej dates 4 qershor 2010. Ky, perben nje akt te rende dhe te paprecedente ne gjithe historine e shtetit shqiptar”, tha Halimi, duke mos i kursyer aspak kritikat ndaj Presidentit Topi, i dale nga radhet e PD-se. I bindur ne shkeljen flagrante te kryer sipas tij nga Presidenti Topi, Halimi theksoi se nje veprim i tille, perben nje fyerje te rende per Kushtetuten dhe shtetin ligjor. Sipas tij, ne frymen e tij, ligji dhe Kushtetuta duhet te zbatohen pa kushte si nga qytetaret dhe nga Presidenti i vendit. Sidomos nga ky i fundit, kur ne fakt eshte garanti i ligjit themeltar te shtetit, kushtetuta. “Neni 125 i Kushtetutes se Republikes, thote se Kryetari i Gjykates Kushtetuese, duhet te emerohet nga Presidenti me pelqim te Kuvendit vetem per nje periudhe 3 vjecare”, citoi Halimi. Ne kete kuader, ai permendi faktin se paraardhesi i kreut aktual, Vladimir Kristo, ka dhene doreheqjen nga detyra, diten qe i mbaroi mandati i kryetarit dhe ka vazhduar me tej detyren e tij si gjyqtar. Ndaj sipas demokratit, Kushtetuta dhe precedenti kushtetues, akuzojne rende Presidentin e Republikes per nje shkelje te paprecedent te tyre. “Ne emer te Komisionit te Ligjeve dhe ne emer te Kushtetutes, i kerkoj Presidentit, te dekretoje sa me shpejt Kryetarin e Gjykates Kushtetuese, te institucionit qe eshte garant i Kushtetutes”, beri thirrje Halimi. Por kerkesa e deputetit demokrat, shkoi me tej, kur Halimi propozoi dhe kerkoi qe me emerimin sa me pare te kreut te kesaj nga Presidenti Topi, te mblidhet ne nje seance te jashtezakonshme Parlamenti, per te votuar mbi emerimin e kreut te ri te Gjykates Kushtetuese, ne menyre qe ky vend te mos mbetet me vakant. “Eshte fyese per shqiptaret, te perdoret si justifikim skadimi i mandatit te disa anetareve te Gjykates Kushtetuese, nderkohe qe edhe dekretimi i tyre eshte fund e krye kompetence e Presidentit te Republikes”, tha Halimi. Thirrja e tij per zhvillimin e nje seance te posacme jashte sesionit, behet ne nje kohe kur nuk ka vetem dy dite nga mbyllja e sesionit parlamentar. Sesioni i ri do te mblidhet ne 6 shtator, perkatesisht ne baze te kushtetutes, te henen e pare te ketij muaji.