E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mashtron per pagat e pensionet

Partia Socialiste akuzoi dje mazhorancen per mungese transparence ne shifrat e ekonomise dhe krize ne sektoret e saj. Deputeti i PS-se, Ilir Beqja u shpreh se shifrat e dhena nga kryeministrit Sali Berisha jane te kunderta me ato qe publikon Ministria e Financave. Ne nje konference per mediat pas mbledhjes se qeverise, Beqja u shpreh se te dhenat e gjashte mujorit tregojne se te ardhurat tatimore jane rritur me pak se inflacioni. Sipas tij kjo eshte nje deshmi e faktit qe eshte thene dhe me pare nga mazhoranca se vendi eshte ne krize. “Ne 6 mujorin e pare 2009, administrata tatimore ka shenuar rekordet me te keqija ne 10 vitet e fundit. Jo vetem qe ka krijuar nje deficit prej 77 milione dollaresh, por ka mbledhur 32 milione dollare me pak se ne vitin 2009”, tha Beqja. Sipas tij kjo eshte nje tjeter deshmi se vendi eshte ne krize dhe “se arsyeja kryesore e kesaj krize eshte korrupsioni ne administrimin fiskal”. Duke u ndalur ne mbledhjen e fundit te qeverise Beqja u shpreh se kryeministri i vendit nuk ka treguar te verteten ne lidhje me shifrat ekonomie. “Sali Berisha deklaroi se borxhi publik ne vitin 2005 ka qene 70%. Genjeshter!. Vete informacioni zyrtar i Ministrise se Financave thote se ka qene 57 %”, u shpreh Beqja. Deputeti i PS-se u ndal dhe ne fondin e pensioneve ku sipas tij nuk eshte sa shifra qe ka dhene kryeministri 109 miliarde leke, por 75 miliarde leke. “Sot duam te perserisim se eshte kriminale t’u japesh pensionisteve shtese me pak se inflacioni. Sot duam te perserisim se eshte kriminale t’u japesh personave me aftesi te kufizuar 2 mije leke me pak se detyrimi ligjor”, u shpreh Beqja. Deputeti i PS-se ka hedhur poshte dhe deklaraten e bera nga Kryeministri, per nje rritje te te ardhurave te tatimeve ne krahasim me vitin 2004, kur ne pushtet ishte Partia Socialiste. Beqja tha se te ardhurat nga tatimet nuk kane qene 50 miliarde leke, por 78 miliarde leke.

Te ardhurat
“Ne 6 mujorin e pare 2009, administrata tatimore ka shenuar rekordet me te keqija ne 10 vitet e fundit. Jo vetem qe ka krijuar nje deficit prej 77 milione dollaresh, por ka mbledhur 32 milione dollare me pak se ne vitin 2009”.

Votimi
Deputeti i PS-se, Ilir Beqja, ju rikthye dje dhe nje here ceshtjes se votimit te ndryshimeve ne buxhetin e vitit 2010. Duke theksuar se shifrat e dhena per buxhetin kane qene te pasakta, Beqja u shpreh se votimi u mbyll ne “ne menyre te turpshme” per te fshehur krizen ekonomike.

Te dhenat ekonomike sipas PS
Borxhi Publik ne vitin 2005 ka qene 57 per qind, jo 70 per qind sic deklaron Berisha.
Fondi i pensioneve eshte 75 miliarde leke, jo sa thote Berisha 109 miliarde leke
Te ardhurat tatimore ne vitin 2004 kane qene 78 miliarde leke, jo 50 miliarde leke sa thote kryeministri.
Tatimet kane krijuar nje deficit prej 77 milione dollaresh dhe mbledhur 32 milione dollare me pak se ne vitin 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›