Kënd Muzeor kushtuar izraelitëve, në Muzeun Kombëtar
Ambasada Izraelite në Shqipëri në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe Shoqatën Shqipëri-Izrael përuron një kënd muzeor kushtuar kontributit dhënë nga shqiptarët për popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aktiviteti zhvillohet ditën e hënë në orën 14 në pavionet e MHK. Ndërkohë që gjashtë milion prej tyre u shfarosën gjatë Holokaustit nazist. Aq më tepër janë ata të ndjeshëm ndaj njerëzve që i ndihmuan të shpëtojnë nga përndjekjet e nazizmit. Dhe Shqipëria
mund të krenohet si vendi ku asnjë hebre nuk ra në duart e nazistëve. Mijëra hebrenj shkuan nga vende të tjera në Shqipëri për tu shpëtuar ndjekjeve të nazistëve. Ata u fshehën nga shqiptarët pa dallim feje, nga myslimanët dhe të krishterët dhe Shqipëria u bë vendi i vetëm në Evropë që e shpëtoi të gjithë popullsinë hebraike. Shqiptarët dhe Shqipëria nuk caktuan kurrë kuota për numrin e hebrenjve që do të pranonin. Kushdo që arriti të hyjë në tokën shqiptare gjeti strehë, fshehje dhe shpëtim. Një listë prej 2.265 emrash të hebrenjve të ardhur në Shqipëri para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore gjendet qysh prej muajit gusht të vitit 2005 në Memorial Museum of Holocaust.
Last Updated on E Premte, 05 Shkurt 2010 20:10