E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, gjoba ndaj bizneseve që nuk janë pajisur me kasa fiskale

Kanë vijuar të aplikohen gjobat për subjektet  e biznesit të madh që nuk janë pajisur me kasat fiskale. Vetëm për këtë periudhë grupet e kontrollit në Degën e tatim-taksave të ngritura për këtë qëllim  janë vendosur mbi 100 masa gjobash të cilat vargojnë prej 25-100 mijë lekësh të reja. Sipas drejtorit të degës së tatim-taksave në Fier Agim Isufaj, aksionet e deritanishme do të vijojnë edhe për gjithë subjektet e tjera  të cilët nuk zbatojnë ligjin për pajisjen me kasa fiskale kur afati i

fundit ka rreth 1 muaj që ka kaluar. Nga 970 subjektet të biznesit të madh, vetëm 600 prej tyre kanë tërhequr kasat fiskale.  Gjithsej në Degën rajonal të tatim-taksave në Fier- ka deklaruar Isufaj janë 970 subjekte të biznesit të madh, dhe duhet të jenë pajisur rreth 600 biznese me kasat fiskale. Kanë filluar penalitetet me gjobat që vargojnë nga 25-100 mijë lek të reja. Deri tani aktualisht ne kemi vendosur vetëm gjoba, por sanksionet do të jenë edhe më të ashpra. Ndërkohë masa sanksionuese janë marrë edhe për 100 biznese  të cilat kanë rezultuar debitorë për vitin e kaluar në degën tatimorë. Për gjithë subjektet debitorë në TVSH, tatim-fitim dhe sigurime ka nisur bllokimi i llogarive bankare deri në shlyerjen e detyrimeve.
 
 
O. Filka

Last Updated on E Premte, 05 Shkurt 2010 20:25

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›