Këndon shqip në radio holandeze

Jon Tarifa, këngëtari shqiptar që jeton prej 13 vitesh në Holandë do të publikojë sonte në mbrëmje, nëpërmjet një aktiviteti special albumin e tij të parë “Free To Be”.
Mëngjesin e sotëm ai ka qenë i ftuar në radion FunX, ku vetëm pak kohë më parë, me këngët e tij, "Focus" dhe "So Right" zuri vendin e parë në klasifikimin muzikor për disa javë, njoftojne mediat shqiptare. Joni ka interpretuar një version shqip të këngës së famshme, Lean Back. /Indeksonline/