E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhaida drejt fitores

Për shkak të pjesëmarrjes së këngëtares shqiptare Elhaida Dani,  "The Voice Of Italy" ka marrë shumë vëmendje edhe tek shqiptarët.

Mediat italiane kanë shpejtuar të bëjnë parashikimet e tyre. Sipas tyre, Elhaida Dani ka mundësitë më të mëdha për të qenë zëri i Italisë. Menjëherë pas saj ata rendisin Veronica De Simone  nga skuadra e Rafaella Carrà, më pas Timothy Cavicchini, nga skuadra e Piero Pelu, dhe në vendin e katërt nga skuadra e Noemit, Silvia Capasso.

Të gjitha të dhënat në fakt janë në favor të Elhaidës, shkruan "Panorama". Në Youtube, Elhaida Dani është më e klikuara krahasuar me konkurentët e saj. E njëjta situata paraqitet edhe në Facebook, ku profili i këngëtares nga Shqipëria ka më shumë pelqime, plot 23. 419. Nëse kërkon në Google me emrin e Elhaida Danit, atëherë mund të marrësh më shumë se 1 milionë përgjigje. Në iTunes, me këngën e saj të parë, “When love calls your name”, Elhaida po ashtu renditet e para. Në Twitter po ashtu, Elhaida nuk mbetet mbrapa, ajo është në vendin e tretë, menjëherë  pas Timothy Caviçhini dhe Veronica de Simone, me 2.285 ndjekës./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›