Kendveshtrimet mbi ecurine e artit pamor

Të vakta duken shpresat që arti pamor shqiptar të mund të shkëputet rrënjësisht nga realizmi socialist, ku në fokus të çdo gjëje ishte modeli. Këtë e dëshmojnë edhe vizatimet e viteve '60 - '80", pjesë e Fondit të Fakultetit të Arteve te Bukura prezantuara për herë të parë në Galeria FAP. Artisti, Maks Velo pasi shijon punimet e bashkëkohësve të tij shprehet se e keqja e artit modern e ka zanafillën në këto skica, ku, sipas tij po mos të lexosh emrat e artistëve mendon se gjithë punët janë bërë nga një dorë.
Kurator i ekspozitës i cili i përket gjeneratës së re mendon ndryshe se në tre ciklet e prezantuara përmes 50 punimeve në vizatimet e punëtorëve, në nudot dhe vizatimet impresioniste, vihet re një ndryshim dhe një frymë lirizmi kryesisht te autorët e fundit të viteve 80- të.
Vizatimet e përzgjedhura për ekspozim janë bërë në bazë të kriterit të cilësisë së studentëve të atyre viteve që përputhet me harkun kohor të viteve 60-80. Këto skica që ti shpëtojnë dekompozimit nga faktori kohë duhet që të informatizohen sa më parë.