E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngë dhe të qeshura

25/02/10 14:15

Një pjesë e banorëve janë ulur ose shtrirë në kopsht dhe shijojnë rrezet e diellit. Ndërsa qëndrojnë bashkë, ata fillojnë të ngacmojnë njeri-tjetrin e të shkëmbejnë batuta. Banorët bëjnë edhe imitime apo inskenojnë disa skece të cilat improvizohen aty për aty. Të gjithë qeshin dhe argëtohen. Banorët nuk harrojnë që të këndojnë në kor këngë shqiptare e ti komentojnë ato.
Ndërsa një pjesë janë në kopsht, pjesa tjetër, kryesisht ata që ngrihen vonë, ndodhen në dhomë ku vishen e bëjnë tualetin e mëngjesit. Ndërmjet yre nuk mungojnë bisedat dhe ngacmimet. Pastaj ata shkojnë në kuzhinë ku përgatisin dhe hanë mëngjesin e vonë. Klodi dhe Graciela merren me përgatitjen e piteve.
Në dhomën e gjumit, Miri dhe Rezarta diskutojnë për jetën që ka bërë ai në Itali. Miri i tregon në vija të përgjithshme për disa momente nga jeta e tij dhe nga bashkëjetasa e tij me ish të dashurën, duke u justifikuar se nuk i pëlqen që të flasë shumë mbi këto ngjarje. Kemi kohë plot, sna iku treni- i thotë ai Rezartës, ndërsa në dhomë hyn Enxhi dhe ai i thërret që ta puthë. Asnjë spo ma var sot- ankohet ajo.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›