ISHP, dështon në planet për vaksinimin e popullatës
25/02/2010 Vaksinat skadojnë në nëntor, vetëm 5 për qind e 25 mijë dozave janë aplikuar
Institucionet e Shëndetit Publik në vendin tonë kanë dështuar në planet e marra për vaksinimin e grupeve të rriskuara nga virusi i gripit të derrave. Pavarësisht zhurmës dhe alarmit të bërë pak muaj më parë, tashmë çdo gjë ka rënë në heshtje. Rreth 25 mijë dozat e vaksinave të siguruara për vendin tonë vijojnë të mbeten stok pranë Institutit të Shëndetit Publik, pasi është refuzuar marrja e tyre nga popullata, e veçanërisht nga grupet e shpallura si më të rrezikuarat për t’u prekur nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të publikuara deri më tani, rezulton se vetëm 5 për qind e këtyre vaksinave janë vënë në përdorim. Madje, edhe këto pak vaksina të konsumuara janë marrë me detyrim nga punonjësit e institucioneve shëndetësore, të cilët kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët e prekur. Kështu, sipas planit të hartuar nga ekspertët e shëndetësisë, të parët që janë imunizuar ndaj virusit kanë qenë mjekët, infermierët dhe pjesa tjetër e stafit, që janë në kontakt të përditshëm me të prekurit nga virusi. Ndonëse dozat e vaksinës janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të Tiranës dhe në 12 qarqet e vendit, nuk është zbatuar përdorimi i tyre te popullata, duke qenë se këto të fundit kanë refuzuar marrjen e vaksinës prej frikës së efekteve anësore që mund të shkaktonte në organizëm. Ndër grupet e përcaktuara si të parat për t’u vaksinuar bënin pjesë fëmijët deri në moshën 5 vjeç, personeli mjekësor, të rinjtë me sëmundje kronike deri në 25 vjeç, gratë shtatzëna. Pavarësisht këtij kategorizimi të ndërmarrë, vaksina fatkeqësisht është marrë vetëm nga punonjësit e personelit shëndetësor. Por më e keqja qëndron në faktin se këto vaksina mirë që mbeten stok, por rrezikojnë edhe asgjësimin. Shkak për këtë bëhet afati i skadencës. Specialistët pohojnë se këto vaksina e kanë efektin e përdorimit deri në muajin nëntor, por gjasat për përdorimin e tyre sa vijnë e pakësohen. Kjo do të thotë se këto vaksina do të asgjësohen, duke hedhur tutje kështu me mijëra dollarë që janë shpenzuar për sigurimin e tyre. Gjithashtu, një tjetër faktor që do të ndikojë në asgjësimin e këtyre vaksinave do të jetë edhe vaksina e re e gripit sezonal, e cila pritet të sillet në vendin tonë gjatë sezonit të vjeshtës. Në këtë vaksinë është parashikuar që të përfshihen edhe kampione të gripit pandemik. Nga raportet e publikuara, aktualisht në vendin tonë rezultojnë të prekur nga ky virus më shumë se 450 persona, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 12. Pjesa dërrmuese e viktimave janë përballur me pasojat fatale për jetën pas rënies në kontakt me këtë virus, por ndërkohë vuanin edhe nga sëmundje të tjera kronike. Në fillim të situatës epidemike MSH ka vënë në dispozicion fondin e emergjencës prej 10 milion lekë për përballimin në rast nevoje të një situate të mundshme të infektimit nga virusi i gripit të derrave, fond që parashikohej të rritej më tej në varësi të ecurisë epidemiologjike. Ndërsa për sigurimin e vaksinave ishte përcaktuar një fond prej aërsisht 350 mijë dollarë. Të cilat ishin planifikuar për t’u shpenzuar për të prokuruar kontingjentin e parë të vaksinës për 300 mijë të vaksinuar.