E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cigaret dhe ushqimi

25/02/10 12:47

Diskutimi për cigaren ka dy ditë që bëhet ndërmjet banorëve sepse disa prej tyre i kanë mbaruar ato, ndërsa disa të tjerë kanë cigaret e fundit. Një ndër ata që ka ende cigare është edhe Jetmiri. Ada i kërkon Seldit që të shkojë e të marrë dy cigare tek ai, por Seldi refuzon dhe fillon të flasë keq për të e ta shajë. Ai shprehet se i kërkoi Mirit cigare dhe ai po i bënte filma e nuk donte ti jepte, ndërsa kur më parë ai vetë nuk kishte, vinte e kërkonte pa të keq dhe të tjerët i jepnin. Seldi thotë se këtë punë kanë për ta parë, por Klodi i thotë se nuk duhet ta marrë në këtë mënyrë se fundja secili tregon veten e vet, ndërsa Ada mendon se hër tjetër duhet të kenë më kujdes me cigaret që të mos bien në dorë të të tjerëve.
Banorët diskutojnë gjithashtu se edhe kafja ekspres u ka mbaruar dhe ata i kthehen sërish kafes turke. Ata thonë se kanë harruar mjetet e punës tek shtëpia e vjetër ndaj, për të bërë kafen, përdorin një tenxhere të vogël. Pasi e përgatisin, ata dalin në kopsht për ta pirë atë, ndërsa Erioni vazhdon ritualin e tij që ia con tek krevati kafen Bertinës. Ajo i jep një të puthur në shenjë falenderimi. Edi ua shërben kafen të gjithëve dhe banorët, duke marrë shkas nga mbarimi i disa ushqimeve, flasin për mënyrën se si e shpërdorojnë atë. Ata diskutojnë se si duhet ta racionojnë që në ditët e fundit të mos mbeten pa ngrënë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›