Këngët e mia, të ndaluara për qytetarët

Besart Kallaku, i njohur si Gjini i “Portokalli”-së, i fton fansat e këtij show humori, të argëtohen me duetin e tij të pazakontë me këngëtaren tropojane, Fatmira Breçani. Kjo është hera e dytë që ai konkurron në “Top Fest”, me një krijim të kompozuar nga Shpëtim Saraçi dhe vargje në dialektin verior.
Dhe sërish me një këngë dedikuar “katunarëve”, siç e quan ai. I pyetur se pse kjo dëshirë për t’u prezantuar me këngë të tilla, Besarti pergjigjet duke qeshur:
"Po se mos jam qytetar unë, që t’u këndoj atyre… Pastaj ‘katunarët’ janë shumicë, në shifrën 70 për qind të popullsisë."