”Rita, unë të lë shtatzënë ti shkon me tjerët”

Rob Kardashian, ka vazhduar me ofendime ndaj Ritës por, kësaj radhe ka shkuar aq larg sa të deklaroj madje se e ka lënë shtatzënë këngëtaren.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, të cilin ai më pas e fshiu nga faqja e tij zyrtare, Rob ka shkruar: “Pra, ti më lejon që të të lë shtatzënë dhe pastaj shkon me tjerët”.
Ai më pas ka vazhduar duke shkruar: “Ti i paske fshirë “cicërimat” e tua ashtu siç kam bërë unë”.
Dje, mediet e huaja raportuan se Rita dhe Rob janë ndarë dhe nuk vonoi shumë e ai doli me disa deklarata të rënda duke thënë se, gjatë kohës kur çifti kishin qenë bashkë, Rita e kishte tradhtuar me 20 meshkuj të tjerë. Deklaratat e tij bënë bujë të madhe në të gjitha mediet ndërkombëtare e vendore ndërkaq, vetë Rita nuk është prononcuar ende deri me tani lidhur me këto akuza./Indeksonline/