E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtarët e shtrenjtë të estradës kosovare

Nga 2 mijë euro deri në 7 mijë euro do të lëvizin çmimet, me të cilat do të paguhen këngëtarët e skenës shqiptare të cilët do të performojnë nëpër evente të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë.

Panorama Plus ka zgjedhur një listë të disa prej këngëtarëve më të kërkuar të cilëve ua kemi mësuar dhe shifrën e pagesave për mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Kështu, këngëtarja e njohur Genta Ismajli do të këndojë në diskotekën “Insomnia” në Zvicër dhe për këtë mbrëmje do të paguhet 3 mijë euro. Dafina Zeqiri do të paguhet gjithashtu 3 mijë euro dhe së bashku me Adrian Gaxhën dhe Florianin do të këndojnë në diskotekën Rinora4, po ashtu në Zvicër dhe do të paguhen 4 mijë euro.

Më të paguarit për këto festa vazhdojnë të jenë këngëtarët si Labinot Tahiri dhe Sinan Vllasaliu, shifrat e pagesave të tyre ka raste kur kalojnë edhe 5 mijëshin. Në mesin e këngëtarëve më të paguar futen edhe Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata, pastaj Altuna Sejdiu etj. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›