“Më turpëruan në restaurantin kinez”

Këngëtares Leona Lewis njëherë i patën kërkuar të këndojë një version karaoke të njërës nga këngët e saja, në një restorant kinez.
27 vjeçarja fitoi në spektaklin “The X Factor” në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe që nga ajo kohë ajo është bërë një artiste shumë e kërkuar.
Zëri i mrekullueshëm i Leona-s vërehet kudo që shkon, edhe në ato raste kur ajo mundohet të shijojë një darkë të qetë.
“Kur futem në ndonjë dyqan, nëse ndokush që punon atje më sheh, e lëshon menjëherë ndonjë nga këngët e mia”, tha ajo për mediat britanike.
“Njëherë unë ishte në një restaurant kinez dhe ata organizonin karaoke në katin e dytë. Unë po haja darkën time dhe ata filluan ta transmetonin një këngë timen. Menagjeri erdhi tek tavolina ime dhe më kërkoi të këndoja. Nuk mund të besoja se e kishte me të vërtetë. Nuk e bëra, isha e turpëruar”, shpjegon ajo. /Indeksonline/