E Diel, 1 Nëntor 2026

Këngëtari i Pink Floyd në telashe, shfaqet mes koncertit në Berlin me veshje naziste

Këngëtari i Pink Floyd në telashe, shfaqet mes koncertit në

Policia në Berlin ka nisur një hetim për këngëtarin e njohur Roger Waters. Ai u shfaq në koncert me një uniformw të “Schutzstaffel” (SS) në një koncert në kryqytetin gjerman, Berlin.

“Schutzstaffel” ishte një division i madh ushtarak nën komandën e Adolf Hitler dhe Gjermanisë Naziste, i cili u shtri më pas në të gjithë Evropën e pushtuar nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas medieve gjermane, policia e Berlinit po heton themeluesin e grupit Pink Floyd, pasi dyshohet se ai po nxiste urrejtje publike, duke veshur uniforma naziste.

"Ne po hetojmë mbi dyshimin për nxitje të urrejtjes publike sepse veshjet e veshura në skenë mund të përdoren për të lavdëruar ose justifikuar sundimin nazist, duke prishur kështu paqen publike”, tha për AFP, zëdhënësi i policisë së Berlinit Martin Halweg.

Roger Waters performoi më 17 maj në Mercedes-Benz Arena të Gjermanisë, ku sipas gazetarëve në ekran e madh po shfaqeshin udhëzime për fansat ku thuhej se:

“Shfaqja do të fillojë pas 10 minutash dhe një gjykatë në Frankfurt ka vendosur që unë nuk jam antisemit”. Waters vazhdoi duke thënë: “Për të qenë i qartë, unë e dënoj antisemitizmin”. Megjithatë, Waters doli në skenë i veshur me një uniformw oficeri të SS, me një shirit të kuq dhe një pushkë false.

Më pas një tullumbace në formën e derrit u shfaq mbi turmë me një çekiç të kryqëzuar që i ngjan simbolit swastika. Më pas ka qenë edhe Izraeli që ka reaguar për rastit, ku përmes një postimi në Twitter shkruhej:

“Mirëmëngjes për secilin, përveç Roger Waters, i cili kaloi mbrëmjen në Berlin duke përdhosur kujtimin e Anne Frank dhe 6 milionë hebrenjve të vrarë në Holokaust”.

Por, kjo nuk është hera e parë që Waters kritikohet për sulme antisemitike ndaj Izraelit dhe Judizmit. Pasi në vitin 2013 ai doli në skenë i veshur me një shirit nazist dhe me një mitraloz të rremë, duke përdorur një tullumbace në formë derri që mbante simbole të regjimeve diktatoriale.

Waters ka kritikuar gjithashtu luftën Ukrainë-Rusi duke pretenduar se ishte nxitur nga “nacionalistët ekstremë” në Ukrainë, të cilët sipas tij kanë provokuar Ruisnë. Kjo akuzë çoi në anulimin e koncerteve të Waters ne Poloni.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›