Këngëtarja tullace, pas 15 vitesh në Teatrin Kombëtar

Regjisori Spiro Duni do të sjellë në skenën teatrore veprën e dramaturgut Eugene Ionesco
Pas suksesit që pati shfaqja Forca e zakonit, e cila ishte në vijim të sezonit artistik teatror regjisori Spiro Duni do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar për publikun komedinë absurde Këngëtarja tullace, një vepër teatrore e shkruar nga dramaturgu i njohur me famë botëror Eugene Ionesco. Ndonëse sezoni artistik i Teatrit Kombëtar është mbyllur prej ditësh, kjo komedi do të shfaqet në datën 10 korrik. Vepra teatrore e Ionecos risillet për spektatorin kryeqytetas pas 15 vjetësh, dhe komedia do të vijë në një version të ri nga regjisori Duni, i cili ka menduar ta trajtojë tërësisht si një vepër absurde. Madje, sipas tij, dhe skenografia do të jetë absurde dhe e veçantë, pasi në skenë do të vendosen objekte të shumta multifunksionale. Në këtë komedi do të interpretojnë aktorët Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Anila Bisha, Marjana Kondi, etj. Nga zyra e shtypit e TK mësohet se Këngëtarja tullace është vënë për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në vitin 1994 nga Agim Qirjaqi, ndërkohë që kjo do të jetë hera e dytë për publikun shqiptar, i cili do të ketë mundësi që në datën 10 korrik të ndjekë në skenën teatrore një tjetër kryevepër të këtij autori. Regjisori Spiro Duni është shprehur se kjo shfaqje vjen falë një projekti nga studio e teatrit Ponë bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Ndërsa për veprën që do të vijë para spektatorit regjisori ka pohuar se vepra është një nga komeditë më të diskutueshme, që edhe vetë autori që e ka shkruar e quan antikomedi. Unë nuk mund të vazhdoj gjithmonë me një teatër që quhet realist apo tradicional. Edhe pse është një nga komeditë më të diskutueshme që vetë autori e quan antikomedi. Unë nuk dua të hyj në diskutim për teatrin absurd. Është kjo rrymë që ishte kundër poetikës së Aristotelit, kundër faktit që një vepër fillon me intrigën me zhvillimin, me fundin. Është tjetër gjë, ata kanë logjikën e tyre dhe mendojnë që një përmbajtje në mënyrën e farsës mund të sjellë mesazhe më të mëdha dhe mund të ketë forma farse për përmbajtje që janë, sepse vetë Ionesco i ka dhënë provat. Detyra është e jona që të bëjmë këtë lloj tjetër teatri, ku njerëzit kanë humbur komunikim mes tyre, ku bota në këtë udhëkryq që është dirigjohet nga absurdi dhe jo nga logjika. Ka qenë në këtë lloj përmbajtje farse, apo shpotie, apo ironie për të nxjerrë mendimet e tij, që të gjithë ata që e njihnin teatrin modernist dhe postmodernist e njohin mirë se çfarë ka dashur të bëjë Ionecso, shprehet për këtë vepër regjisori Duni. Në qendër të komedisë, të cilën vet Ionesco e ka cilësuar si antikomedi, janë tre çifte bashkëshortësh, të cilët rastësisht mblidhen në shtëpinë e një mikut të tyre. Dhe mes bisedave më njëri tjetrin merr jetë absurdi i veprës dhe vështirësitë që hasin në komunikim njerëz të së njëjtës kulturë. Kjo vepër e Eugene Ionesco është shkruar në vitin 1950, vit në të cilin është vënë për herë të parë edhe në skenë. Ndërkohë që vetëm para disa javësh, në muajin mars regjisori Spiro Duni u ngjit në skenë me monodramën Mbroni shpellarin, e cila u shfaq në sallën e vogël të TK, para kësaj ka qenë drama Fishkëllimë në Errësirë, e Tom Merfit irlandezit, i cili gjendet në të gjithë botën me veprat e tij, e cila erdhi me një apel që dhuna familjare do të çojë deri në vrasjen e vëllait ndaj vëllait. Vepra përfshiu një numër të madh artistësh profesionist, të cilët mes lojës së tyre aktoreske sollën këtë vepër të konceptuar drejtpërdrejtë për publikun dhe jetën shqiptare.