Kenia, mbi 24 të vdekur nga përleshjet me kriminelët
Nairobi - Të paktën 24 persona humbën jetën gjatë një përleshjeje në Kenia mes banorëve vendas dhe anëtarëve të një grupi të jashtëligjshëm kriminal. Policia lokale bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar në Kenian qendrore.
"Deri tani, hetuesit kanë konfirmuar se 24 persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë", thuhet në deklaratën e policisë keniane.
"Mungiki" është emri i grupit kriminal, i cili njihet për ekzekutimet monstruoze dhe gjymtimin e viktimave. Ky grup kriminal është versioni i mafies keniane, e cila është e përfshirë në shantazhe, grabitje, pengmarrje dhe vrasje.