E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetraplegjikët, PD përgjigje PS

Tiranë -Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj programit të kundërshtares së saj kryesore në opozitë për tetraplegjikët. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli theksoi sot se për të gjithë personat shoqërues për Paraplegjikët dhe Tetraplegjiket ju njihet koha e sherbimit prane te sëmurëve si kohe punësimi dhe janë të siguruar plotësisht (pension pleqërie, barrë-lindje, sëmundjet e ndryshme, aksidentet, periudhën e papunësisë, etj.)Ajo ka radhitur një sërë masash që qeveria shqiptare ka ndërmarrë ndaj kësaj shtrese, që prej vitit 2005, si rritje të paketës sanitare, rritja e pensionit, etj.

“Fondi për aftësinë e Kufizuar në vitin 2005 ka qenë 6.12 miliard lekë dhe në vitin 2009 është 9.3 miliard leke pra kemi një rritje me 50%. Ne vitin 2009, trajtohen 128 mijë persona me aftësi të kufizuara ose 4 % e popullsisë së vendit nga 90 mije persona qe trajtoheshin ne vitin 2005 pra kemi nje rritje me 42% te personave te trajtuar”-tha Mëhilli në një komunikatë për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›