Leskaj ndalon në Elbasan
Elbasan -Kryetarja e Gurpit Parlamentar të PS, Valentina Leskaj, është ndalur në komunën e Shirgjanit të Qarkut Elbasan, ku ka vazhduar prezantimin të Programit të ri qeverisës të PS. “Shqiptarët janë sot të etur për ndryshim të cilin nuk e panë dot në këto vite dhe kjo është e kuptueshme. Unë e di ashtu si dhe ju që e provoni në shpinën tuaj, se sot nuk jeni më të pasur po më të varfër se katër vjet më parë edhe pse qeveria aktuale u kishte premtuar parajsën. Jeni më të varfër e keni një mal me probleme që fillojnë që nga çështja e pronësisë mbi tokën deri te çmimet”-theksoi Leskaj.
Sipas saj, kjo Qeveri dy gjëra ua ka dhënë me shumicë shqiptarëve: varfërinë dhe skandalet që kanë qenë të njëpasnjëshme që nga Gërdeci. Leskaj, ka folur edhe për emigrantët, duke theksuar se në Itali dhe Greqi ka më shumë emigrantë se sa janë të deklaruar. Për këtë arsye, ajo deklaroi se do të lidhen marrëveshje me këto dy shtete për njohje reciproke të periudhës së sigurimit për efekt pensioni.
“Ne do të lidhim marrëveshje me Greqinë dhe Italinë për njohje reciproke të periudhës së sigurimit për efekt pensioni, do të thotë ato vite pune që ke punuar në Shqipëri të bashkohen me vitet e punës në emigracion, në Itali apo Greqi, dhe nëse jeton në këto vende e merr pensionin atje, nëse jeton në Shqipëri e merr pensionin në Shqipëri”-theksoi Leskaj.