E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kennedy i pergatitur per lufte me Bashkimin Sovjetik

Filmat dhe librat e historisë kanë dokumentuar vijën që ka ndarë SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik nga konflikti bërthamor gjatë 13 ditëve të tetorit të vitit 1962, kulmi i Krizës Kubane të Raketave. Por, një fjalim i hartuar nga presidenti amerikan John F. Kennedy, i publikuar së fundi, vë në pah se sa afër kanë qenë palët që të nisin Luftën e Tretë Botërore. Presidenti amerikan Kenedi kishet përgatitur fjalimin e tij për popullin amerikan në erast se do të niste një luftë. Fjalimi është pjesë e thekseve të një arkivi që përmban afër 3 mijë faqe shënimesh, transkriptesh dhe dokumente të tjera të mbajtura nga Robert Kennedy, i vëllai i presidentit dhe këshilltari i afërt. Ato janë postuar online nga Biblioteka Presidenciale John F. Kennedy dhe Muzeu në javën e kaluar, në kohën që koincidonte me 50 vjetorin e krizës. Fjalimi i Kennedyt natyrisht se nuk është dhënë. Në vend të kësaj, lideri amerikan fuqizoi bllokadën detare të Kubës, dhe bota mbante frymën, derisa anijet sovjetike ktheheshin prapa. Por, Kennedy ishte gjithashtu afër një sulmi, pas bllokadës së SHBA-së për të penguar operacionalizimin e raketave. Në shënimet e tij, Robert Kennedy shkroi, “Nëse hyjmë, do ta kemi vështirë” - një referencë për pushtimin e madh tokësor të Kubës, që pritej të shoqërohej me afërsisht 500 sulme me bomba. Çfarë askush nuk e dinte në atë kohë në Uashington ishte se Moska tashmë kishte rreth 100 armë të vogla bërthamore, plotësisht operative në ishull, të cilat do të mjaftonin për t’i eliminuar forcat amerikane. Pas disa ditëve të diplomacisë thumbuese, Moska u zotua se do të tërheqë armët e saj dhe Uashingtoni u zotua se do të qëndrojë jashtë Kubës. Një dokument tjetër me vlerë në arkiv është një skicë e bërë nga Robert Kennedy që i ndan këshilltarët e presidentit dhe udhëheqësit ushtarakë në ithtarë të një bllokade dhe ithtarë të një sulmi- burrat që njihen në histori si “pëllumbat dhe skifterėt”. Shigjetat dhe pikëpyetjet tregojnë se disa nuk ishin të sigurt e cila ishte alternativa më e mirë. Ka edhe memorandume të tjera mbi një operacion të dështuar, që planifikonte të përmbyste udhëheqësin kuban Fidel Kastron. Dokumentet e CIA-s gjithashtu përshkruajnë pushtimin e dështuar në Gjirin e Derrave dhe një plan të vitit 1964 për vrasjen e Kastros me lidhje me mafian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›