Restaurohet muri antik i Kalase ne Lezhe
Instituti i Monumenteve të kulturës ka mundësuar restaurimin e një pjese të murit antik në kalanë e Lezhës, që ka qenë i shembur si pasojë e deportimit të ujërave nga reshjet e shiut. Ndërhyrja, e cila është në fazën përfundimtare, synon ripërtëritjen e historisë në këtë kala shekullore, e cila gjithnjë e më tepër ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Për drejtorin e turizmit në bashkinë e Lezhës Bardh Dedegjonaj, restaurimi i aseteve të tilla me kaq vlera është i një rëndësie të madhe, për shkak edhe të orientimit që ka Lezha drejt turizmit.
Ndaj Lezhës është treguar një interes i veçantë për mirëmbajtjen e aseteve historike, por sipas specialistit të monumenteve të Kulturës në Lezhe Dedë Margjoni ka ende probleme që kërkojne zgjidhje.
Muri antik i kalasë së Lezhës pësoi dëmtime të medha si pasoje e shembjes së tij, duke ndikuar në lëvizjen e dherave dhe ndërhyrja për të shmangur dëmtimin e mëtejshem mundësoi restaurimin e plotë të këtij muri.