E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Grate perparesi ne politika tona per punesim

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama sheh tek gratë pikën e referimit për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme politike. Duke folur në Kongresin e Forumit të Gruas Socialiste, ai shpjegoi pikat kryesore të programit politik të partisë që drejton për një Rilindje Kombëtare. Rama u ndal gjatë në propagandën elektorale dhe theksoi kthimin e vëmendjes së qytetarëve tek politika, pavarësisht zhgënjimit siç tha ai të njerëzve.

Rama kërkoi mbështetjen e grave, pasi programi politik i Partisë Socialiste nuk është i mjaftueshëm për të bërë Shqipërinë europiane.

Kryesocialisti bëri një tjetër premtim, duke thënë se nëse do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, gratë do të jenë prioritet në politikat për punësim.

Në ligjeratën e tij prej pothuajse një orë, Rama foli për projektet e reformave që parashikon PS, të ndërmarrë. Po ashtu, ai rrëfeu se ka vizituar grevën e ish-të përndjekurve politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›