Kepi për Paradën e Shqiptarëve: Të shpallim vlerat dhe t’i tregojmë botës se jemi të bashkuar

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Njëri nga organizatorët e Paradës së Shqiptarëve, Marko Kepi, u shpreh sot se ndihet shumë krenar që kanë ardhur shumë shqiptarë nga Amerika në Tiranë për 112-vjetorin e Pavarësisë.
Në një prononcim për mediet, Kepi theksoi se janë këtu për të shpallur vlerat dhe për t’i treguar të gjithë botës se shqiptarët janë të bashkuar.
“Sot jemi shumë krenarë, kemi sjellë të gjithë këta bukuroshë nga Amerika, shumë prej tyre mezi kanë pritur të vijnë sërish. Jemi këtu të shpallim vlerat tona dhe t’i tregojmë të gjithë botës se shqiptarët janë të bashkuar”, u shpreh ai.
Kepi theksoi se sot të gjithë shqiptarët janë të bashkuar për të mirën e kombit.
“Mesazhi për të gjithë shqiptarët është që sot jemi të gjithë bashkë, jemi këtu për të mirën e Shqipërisë dhe për një Shqipëri të bashkuar”, u shpreh ai.
Një tjetër organizatore e Paradës së Shqiptarëve, shprehu kënaqësinë e ruajtjes së traditave përmes këtij aktiviteti.
“Kënaqësi e madhe t’i ruajmë traditat tona, me dëshirë bëhet çdo gjë. Këtë vit e kemi pasur pak më ndryshe, por gjithçka u bë në rregull, u realizua”, u shpreh ajo.
Parada e shqiptareve, Foto: Florian Abazaj 1 nga 27/m.m/