E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parada e shqiptarëve në Tiranë, kryetari i shoqatës “Vatra” në Turqi: Jemi 100 % shqiptarë

TIRANË, 28 Nëntor/ATSH/ Paradës së shqiptarëve që po organizohet sot në Tiranë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë i është bashkuar nga Turqia edhe kryetari i shoqatës “Vatra”.

“Ne kemi ardhur nga Turqia me 6 anëtarë të bordit të kryesisë së vatrës. Kemi qenë edhe vjet dhe prandaj kishim dëshirë të vinim përsëri. Urojmë shqiptarët për Pavarësinë. Gëzuar Festën e Flamurit”, tha Bora Zukali kryetar i shoqatës së “Vatrës” në Turqi.

Zukali u shpreh se edhe pse jetojnë në Turqi, nuk e ndjejnë veten si minoritet, pasi ata janë 100% shqiptarë dhe se populli turk ka shumë respekt për ta.

Parada e shqiptarëve, Foto: Florian Abazaj 1 nga 61

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›