E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqkuptime mbi viziten e Tadic ne Tirane

03/08/2010 Ministria e Jashtme

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Emiliano Aleksi është shprehur dje se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Presidentit serb Boris Tadiç në lidhje me një vizitë të mundshme të tij në Tiranë. Aleski sqaron se lajmi i dhënë nga mediet Serbe, që citojnë ambasadorin tonë shqiptar atje, është një keqinterpretim i tyre, pasi ftesa nuk i është bërë nga Ministria e Jashtme, por thjesht zv.kryeministri Meta i ka përcjellë ftesën verbale të Presidentit të Republikës. “Vizita nuk është konfirmuar nga ana e Presidentit Tadiç dhe përveç kësaj nuk ka qenë ministri i Jashtëm ai që e ka bërë ftesën, pasi ai thjesht ka përcjellë ftesën e Presidentit Topi. Ministri i Jashtëm mund t’i bëjë ftesë homologut të tij, por jo Presidentit të Serbisë”, - ka sqaruar Aleksi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›