E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strukturë e re për ndarjen e lejeve shëndetësore

03/08/2010 Drejtuesit e Shëndetit Publik konfirmojnë ndryshimin e procedurës

Kushtet që duhet të plotësojnë punonjësit e bareve, restoranteve etj.

Punonjësit e bareve, restoranteve dhe të gjitha subjekteve të tjera që merren me shitjen e produkteve të ndryshme ushqimore duhet të pajisen me librezë shëndetësore, në të kundërt nuk do të lejohen të ushtrojnë këtë aktivitete. Ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë viteve të shkuara, për të shmangur abuzimet që kryhen me dhënien e këtyre librezave, Drejtoria e Shëndetit Publik në kryeqytet ka ndryshuar procedurën e ndarjes së tyre. Sipas rregullave të reja, nuk do të jenë më inspektorët e higjienës ata që do të konfirmojnë pajisjen e këtyre punonjësve me këto libreza, por një strukturë e posaçme që ka nisur të funksionojë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik. Kreu i këtij institucioni Mëhill Gecaj ka pohuar gjatë ditës së djeshme se nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm është ngritur një strukture e re, që do të merret me shpërndarjen e librezave, çka do të shmangë abuzimet që janë konstatuar gjatë inspektimeve. "Unë kam ndërprerë në mënyrë të menjëhershme dhënien e librezave nga inspektoret. Është krijuar një zyre e posaçme pranë drejtorisë sonë, e cila funksionon me orar të plotë çdo dite, ku të gjitha subjektet duhet të paraqiten pranë saj për t’u pajisur me këtë dokument",- ka pohuar Gecaj. Ndërkohë për t’u pajisur me këtë librezë është e nevojshme të bëhen një sërë ekzaminimesh shëndetësore. "Që të marrësh një librezë shëndetësore do të thotë që të kesh kryer disa ekzaminime, duke filluar që nga mjeku familjes, aty ku personi ka kartelën personale. Do të kryhet ekzaminimi laboratorik pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik. Një ekzaminim radiologjik ose te mjeku pneumolog për të parë nëse kemi vatra tuberkulozi. Pa kryer këto katër ekzaminime personi nuk mund të pajiset me leje shëndetësore", - ka bërë të ditur Gecaj.

Kushtet për marrjen e librezës

“Që të marrësh një librezë shëndetësore do të thotë që të kesh kryer disa ekzaminime, duke filluar që nga mjeku familjes, aty ku personi ka kartelën personale. Do të kryhet ekzaminimi laboratorik pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik. Një ekzaminim radiologjik ose te mjeku pneumolog për të parë nëse kemi vatra tuberkulozi. Pa kryer këto katër ekzaminime personi nuk mund të pajiset me leje shëndetësore."

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›