Gusht-dhjetor, përparësi kalimeve të pronësisë
02/08/2010 Qarku i Korçës numëron 1800 objekte të ndërtuara në prona shtetërore dhe private
Korçë- Gjithkush që ka aplikuar pranë zyrës së legalizimeve dhe që ka pritur të marrë miratimin e kalimit të pronësisë, brenda këtij viti këtë gjë mund ta ketë në dorë hipotekën. Për të mësuar se kur, (në ç’ periudhë të vitit) do të ndodhë kjo, gjithsecili mund të informohet duke u paraqitur ose pranë punonjësve të kësaj zyre, ose duke u njohur përmes listave të afishuara në ambientet e kësaj zyre. Por se më parë do të duhet që subjekti i interesuar të ketë bërë pagesën e shlyerjes së truallit dhe të detyrimeve të tjera financiare. Aktualisht zyra e legalizimeve në Korçë ka përgatitur një plan-veprimi, i cili duke filluar nga muaji gusht e deri në dhjetor e përqendron vëmendjen e specialistëve të kësaj zyre veçanërisht në kalimet e pronësisë, por kjo nuk do të thotë se procesi i legalizimeve do të lihet mënjanë. Gjithçka më sipër u bë e ditur nga kreu i kësaj zyre Julian Kapo
Kalimet e pronësisë
Në vijim të këtij informacioni kreu i zyrës së legalizimeve, Julian Kapo sqaroi se tashmë kjo zyrë do ta përqendrojë punën e vet në kalimet e pronësisë, pasi qarku i Korçës numëron 1800 ndërtime që janë në këtë proces. Pikërisht për këtë arsye, kalimet e pronësisë do të jenë një prioritet i punës tonë, tha Kapo, ku shumë prej qytetarëve do të bëhen pjesë. Kjo gjë do të bëhet edhe për një arsye tjetër: deri më tani mund të them se me procesin e legalizimeve kemi ecur me ritme të kënaqshme, ndaj edhe procesi i kalimit të pronësive duhet të ecë krahas tyre. Të gjitha këto objekte, të cilat janë ose në tokë shtetërore apo në toka private, duhet të marrin dhe miratimin e zyrës qendrore në Tiranë, çka do të thotë se dokumentacioni tekniko-ligjor i tyre, pas përpilimit nga ana jonë do t’i dërgohet kësaj zyre, ku kjo e fundit dhe me vendim të Këshillit të Ministrave do të japë miratimin e parcelave ku janë ndërtuar objektet. Megjithatë çdo qytetar mund të interesohet për të mësuar se në ç’periudhë të këtij viti objekti i tij do të hyjë për kalim pronësie.
Pagesa e truallit
Gjithsesi tashmë qytetarit i duhet të përgatitet edhe për shlyerjen e sipërfaqes së truallit, por edhe për detyrimet e tjera financiare, tha Kapo. Ndërkaq, ai sqaroi se aktualisht kanë përfunduar procedurat për 290 objekte, nga të cilat 120 objekte i përkasin fshatit Bulgarec të Korçës, 90 të tjera një lagjeje të re të krijuar pas viteve ’90 në qytetin e Korçës, e cila gjendet në të dalë të këtij qyteti, te rruga që të çon në qytetin e Ersekës, kurse 80 objekte i përkasin qytetit të Pogradecit dhe konkretisht zonës të njohur me emrin “Trekëndëshi”. Ndërkohë Kapo bëri të ditur gjithashtu se tashmë 350 objekte janë legalizuar, ndërsa 480 të tjera ndodhen në proces. Megjithatë, tha Kapo, gjatë 5 muajve të këtij viti, (gusht-dhjetor), përparësi e zyrës së legalizimeve do të jetë kalimi i pronësisë për 1800 objekte.