E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqkuptimi i kohës që jetuam

Denis Duka / Qytetar 

Turma gjithnjë ka nevojë për  impulse dramatike, qofshin këto mallëngjyese ose trumbe-ta lufte; pak punë i bën logjika dhe objektiviteti i pastër. Në  rastin e Sali Berishës, turma e  instrumentalizuar dhe nën efektin e rrezatimin ideologjik të liderit, kanë arritur në një stad  aq të thellë hipnoze të së pandërgjegjshmes, sa çdo ndryshim  që nuk përkon me vënien në  majë të piramidës së pushtet-it të “idhullit” të tyre, ngjason  me një vend të shenjtë që i ka  humbur energjia shëruese. 

Fjalimi i Sali Berishës me ato notat  epifanike i ngjasonte një rrëfimi shpirtëror, intim, zbutës, me  këmbët në tokë, nëse krahasohet me dinamikën e tij të mëparshme që sondonte në dimensione të padëgjuara. Edhe pse  ai foli vetëm për sukseset nën  drejtimin e tij, duhet të ishte më  njerëzore dhe e vërtetë që para priftit kolektiv, ose popullit,  të paktën njëherë të thoshte,  duke mos e ledhatuar sedrën,  që nuk ishte nga premtimet e  kundërshtarëve humbja, por nga  mosmbajta e premtimeve tona. Shumë shpirtra luftëtarësh  u mallëngjyen me diçka të pritshme si drita e diellit, një falënderim në drejtim të polit tjetër.  Çdo person që ka pasur fatin e  të tjerëve në dorë, si ato moirat  me fillin e jetës, duhet të marrë përgjegjësi për këputjen apo  moskëputjen e tij. Idealizimet  mitologjike dhe ngritja në qiellin e shtatë e liderit nga turmat e ndjeshme, është e njohur në dialektikën e historisë.

 Sot le të adhurohet Sali Berisha dhe kushdo tjetër, por nesër  dalta objektive do gdhendë çdo  atribut me baza vërtetësie, sa  më larg adhurimit dionosiak.  Ti fitove amnisti të përjetshme  vetëm me një urim: e përmbylle  karrierën aktive si lider mbi të  gjithë për më shumë se çerek  shekulli dhe ke adhurues nga  gjithë trevat shqiptare që mendojnë që çdo gjë e mirë u bë falë  teje dhe jo taksapaguesit. Futjen  në NATO dhe rrugën e Kombit kanë arritur t’i quajnë arritjet e tua  personale... Më e mira u bëftë për  Shqipërinë! Le ta mbyllim me një  shprehjen e Terencit të Romës  së lashtë: “Nihil humanum a Sali  Berisha alienum puto” - Asgjë  njerëzore nuk ishte e huaj për  Sali Berishën, që nga pasionet  e engjëjve të rënë, deri te eremitët e shkretëtirës. Por kur  flitet për hyjnoren dhe mirësinë  e pastër të njeriut të mirë... çdo  gjë e tillë ishte dhe është e huaj  për Sali Berishën.  


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›