Është koha që Shqipëria të nisë ndryshimin
Nga Roberto Saviano
-Mesazh i shkrimtarit dhe gazetarit të njohur italian, postuar në rrjetin social, Facebook-
Shqipëria është një vend kaq pranë, fatet e të cilit janë të gërshetuara me Italinë.
Për Shqipërinë nuk mund të thuhet kurrë që më mirë të flasim për atë që ndodh në Itali, sepse Shqipëria është një vend i lidhur me Italinë nga pikëpamja kulturore, historike dhe gjeografike.
Të dielën, më 23 qershor, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që është një demokraci e re dhe në rrezik.
Ndërkohë që po mbylleshin votimet, pati të shtëna në Laç dhe u vra një eksponent i qendrës së majtë.
Edi Rama, socialist dhe lider i koalicionit të qendrës së majtë, në fund të votimit deklaroi se koalicioni i tij është në rrugën e duhur për të marrë ato vende në parlament që kishte parashikuar.
Por më pas, kryeministri në largim Sali Berisha, nisi të pretendojë fitoren duke mos njohur humbjen.
Rezultatet zyrtare i japin 57.7 përqind koalicionit të Edi Ramës dhe 39.4 përqind atij të udhëhequr nga Sali Berisha.
Shqipëria, që në këto dekada ka ditur të transformohet, duke dalë nga diktatura e tmerrshme, komuniste e Enver Hoxhës, është një vend i mbushur me talente dhe mundësi.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe ndryshimi që shpresojmë se do të sjellë me të, janë jetike për të frenuar korrupsionin e Berishës dhe për të nisur një dallim të vërtetë me bandat mafioze shqiptare.
Është koha për ti lejuar Shqipërisë që të fillojë ndryshimin që do e sjellë në Europë.
Simpatia ime shkon për të gjithë lexuesit shqiptarë, që më ndjekin, dhe që e di që në këto kohë janë të angazhuar në respektimin e demokracisë.