E Martë, 3 Nëntor 2026

Keqpërdorimi i të dhënave personale, rritet ndërgjegjësimi për denoncime, kryesisht nga vajzat

Në Elbasan ka një ndërgjegjësim te qytetarët sa i takon denoncimit të rasteve për keqpërdorimin e të dhënave personale apo përndjekjeve në rrjetet sociale. Specialistët  e hetimit të krimit kibernetik thotë se kryesisht më të prekura nga ky fenomen janë vajzat.

Keqpërdorimi i të dhënave në rrjetet sociale ka bërë që qytetarët ti drejtohen policisë për ndërhyrje të specializuar. Në Elbasan janë 11 qytetarë që gjatë vitit të shkuar janë paraqitur pranë seksionit të hetimit të krimit kibernetik ku kanë bërë edhe denoncimin përkatës.

Sipas specialistet të krimeve kiberenetike, gjinia femërore është më e prekur nga këto sulme kibernetike. Për psikologët pasojat që shkaktohen te individi janë të konsiderueshme çka kërkojnë trajtim të specializuar.

Keq përdorimi I të dhënave është një fenomen që dy vitet e fundit është praktikuar jo vetëm nga individë por edhe grupime të caktuara të cilët përmes hakërrimeve kanë ndërhyrë në të dhënat personale të qytetarëve.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›