E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqtrajtohen të arrestuarit në aksionin Monstrum

Të arrestuarit në aksionin, Monstrum, foto arkiv

Personat e arrestuar në aksionin policor Monstrum, të cilët gjenden në paraburgim janë torturuar dhe rrahur në burgun e Manastirt.

Lajmi është denoncuar nga familjarët e të paraburgosurve të cilët i kanë vizituar në burg dhe kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë në trup dhe fytyrë, shenja të dukshme që tregojnë se janë keqtrajtuar dhe rrahur.

Familjarët e kanë paraqitur rastin edhe tek Avokati i Popullit për të kërkuar hetime dhe masa përkatëse për të parandaluar përsëritjen e keqtrajtimit dhe torturimit të të afërmve të tyre që gjenden në paraburgim, si dhe me qëllim, ndëshkimin e autorëve të këtij akti. / Alsat M /

Përagatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›