Kreu i Asamblesë turke, vizitë në Shkodër
Kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë, Çemil Çiçek, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës.
I shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në Shqipëri dhe deputetët e parlamentit turk dhe shqiptar, Çiçek vizitoi monumentin e Hasan Riza Pashës në lulishten qendrore të qytetit, ku edhe vendosi kurora me lule.
Më pas, ai lëvizi në rrugën muze të qytetit, ndërsa ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, dhe drejtues të tjerë vendorë.
Kryebashkiaku i Shkodrës i shprehu mirënjohjen Çiçekut për ndihmën e vazhdueshme që shteti turk jep në zhvillimin e këtij qyteti si dhe theksoi marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet.
Kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë, Çiçek, u shpreh rreth marrëdhënieve të dy vendeve duke theksuar kënaqësinë e tij rreth bashkëpunimeve në fushën e biznesit. / ANILA DUSHI