E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenim per bombe Greqi ulje e detyruar e avionit

Avionë luftarakë kanë shoqëruar uljen e detyruar në aeroportin e Athinës, të një avioni pasagjerësh Britanik. Shkak ka qenë një alrm për bombë në bordin e avionit, ndërkohë që  avioni ishte nisur nga Britania drejt Egjiptit. Nga Greqia bëhet e ditur se 2 F-16 dhe një helikopter Super Puma kanë shoqëruar avionin drejt aeroportit ndërkombëtar të Athinës. Sipas televizionit shtetëror vendas,  avioni  kishte 213 persona në bord dhe kërcënimi për bombë ishte  kryer me telefon në kompaninë  turistike Tompson në Britani. Avioni ishte nisur nga Bristol drejt Sharm el Sheik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›