E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situate ekstreme deshmojne te ikurit nga Libia

Gjendja në Misurata mbetet ekstreme. Tashmë dhe në dëshmitë e  banorëve të saj. 250 persona rrëfejnë për situatën në qytetin bastion të rebelëve në perëndim të vendit. Të gjithë të plagosur të eavakuuar nga anija turke Ankara, që para se të mund të realizonte evakuuimin e tyre ka pritur më kot për katër ditë në det të hapur për autorizim nga Tripoli më pas i është afruar bregut nën mburojën ajrore të 10 F-16 turke e dy anijeve luftarake.

“Në Misurata uji dhe energjia mungojnë prej të paktën një muaji .  Nuk dimë asgjë që ndodh jashtë qytetit. Jemi të shkëputur nga  bota, pa asnjë informacion. Njerëzit e Gadafit na qëllojnë nga çatitë”- thotë Ibrahim Al Alarabi, një i plagosur.

Anija u ndal  në Bengasi për të marrë të tjerë të plagosur e më pas  lundroi drejt Izmirit në Turqi. Ndërkohë, vazhdon avancimi në terrenin e luftës. Fronti më i nxehtë mbetet Brega, ku rebelë e besnikë janë përleshur sërish për të marrë kontrollin e qytetit të pasur me naftë.  Nga bunkeri i tij në Bab el Azizija, Gaedafi sheh nga larg luftën e përballet me tradhëtinë e besnikëve të tij.

Pas ministrit të Jashtëm, Musa Kusa janë dhe dhjetëra renegatë të tjerë mes autoriteve, çka bën që koloneli të tentojë ndërmjetësimin. Zv ministri i Jashtëm, Al Obeidi fluturoi drejt Athinës ku u takua me kryeministrin Jorgos Papandreu.

 “Në bazë të asaj që na deklaroi i dërguari i Libisë,  regjimi në Tripoli  kërkon të gjejë një zgjidhje. Ka nevojë  për një sforcim për paqe e stabilitet në  Libi”- tha ministri i jashtëm grek, Dimitris Drutsas.

Ndërkohë Pentagoni ka pranuar zyrtarisht  të vazhdojë  sulmet ajrore edhe pse tani komandën e kanë forcat e NATO-os e në bazë të deklaratave të  ministrit britanik të mbrojtjes Liam Foks, ideja e  armatimit të rebelëve deri më sot e hedhur poshtë nga Aleanca e Atlantikut të Veriut shumë shpejt mund të kthehet në realitet.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›