E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat Ardit Kajes. Qellohet funksionari i bashkise

Nje atentat i mireorganizuar me silenaciator per pak sa nuk i ka marre jeten kryeinspektorit te policisë ndërtimore ne Bashkine e Tiranës. 32 vjeçari Ardit Kaja ka qene duke levizur me automjetin e tij mes Ministrise se Transporteve dhe asaj te Mbrojtjes kur dy persona te maskuar me motor kane qelluar me pistolete ne drejtim te tij. (UPDATE)

Fatmiresisht krahu i pasagjerit dhe xhami i dritares nga i cili kane ardhur plumbat kane shpetuar 32 vjecarin i cili mori vetem nje plumb ne kofshen e tij te majte ndersa u dergua me urgjence ne spitalin ushtarak ne kryeqytet ku ndodhet dhe jashte rrezikut per jeten.

Menjehere pas ngjarjes kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pas vizites ne spitalin ushtarak akuzoi zyrtarisht Levizjen Socialiste per Integrim per ngjarjen e ndodhur ne qender te Tiranes.

“U sulmua me plumba një shërbëtor i ligjit. Ardit Kaja ka vepruar në zbatim të ligjit dhe është përballur me dhunën e harbutërinë e asaj force politike që me paratë e vjedhura të shqiptarëve, që Shqipëria i pa në bllokun e turpit, ka mbushur pemët dhe rrugët” tha Rama.

Nje dite me pare Kaja beri thirrje per mosvendosjen e simboleve partiake ne vende publike. Lidhur me kete u shenua dhe nje incident ne njesine bashkiake numer 5 ku u hoqen flamujt e LSI te cilat sipas krereve te bashkise ishin pa leje dhe te kundraligjshme.

Julian Kasapi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 04 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›