E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënime me bombë në aeroportin JFK

Për shkak të kërcënimeve me bombë, dy aeroplanë janë kontrolluar pas aterrimit të tyre në aeroportin “John F. Kennedy” të New Yorkut.

Autoritetet thonë se nuk kanë gjetur eksplozivë dhe se kanë marrë në pyetje edhe udhëtarët.

Administrata për Sigurinë e Transportit ka konfirmuar se gjithçka ka qenë në rregull.

Mësohet se aeroplanët i përkisnin kompanisë “American Airlines” dhe se njëri kishte arritur nga San Francisko, ndërsa tjetri nga Helsinki.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›