E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenime nga radhet e Gedafit

Saif al-Islam, djali i Kolonel Gedafit ka refuzuar ashpër dhe me kërcënime ultimatumin e vendosur nga Këshilli Kombëtar tranzitor për t`u dorëzuar.

“Së shpejti do të jemi në sheshin e gjelbër, në Tripoli – tha Al-Islam. Do të pastrojmë qytetet nga tradhëtarët e Libisë, deklaroi ai në një mesazh audio, ndërsa shtoi se babai i tij, Kolonel Gedafi është mirë dhe ndjek nga afër zhvillimet.

Më vonë gjatë ditës pritet të mblidhen në Paris udhëheqësit ndërkombëtar në konferencën “Miqtë e Libisë” të organizuar nga presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›