Kosove Shkembim akuzash ndermjet ish partnereve te koalicionit qeverises

Lidhja Demokratike e Kosoves hodhi poshte sot pohimet se kryetari i saj Fatmir Sejdiu ka kerkuar nga kryeministri Hashim Thaci kundershtimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila pohoi e ish presidenti Sejdiu kishte shkelur kushtetuten. Nje dite me pare kryeministri Thaci ne Kongresin e peste te partise se tij tha se nuk eshte pajtuar me kerkesen qe ti kundervihet Gjykates Kushtetuese.
Nga une u kerkua qe te kete solidaritet refuzues ndaj Gjykates Kushtetuese. Une nuk mund te merrja ate qendrim. Nuk mund te merrja ate pozicion te kundershtoja nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Prandaj keto ishin momenti i largimit apo marrjes se drejtimeve te ndryshme ne mes shkelesit te Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe vullnetit zotimit dhe parimit te respektimit te Kushtetutes se Kosoves dhe ligjeve te Kosoves theksoi zoti Thaci.
Por pohimet e tilla u kundershtuan sot Lidhja Demokratike e Kosoves. Rame Manaj sekretar i pergjithshem i kesaj partie dhe ish zevendeskryeminister tha se kjo nuk ka ndodhur kurre.
Per ne eshte e panjohur kjo e pabesueshme dhe e paqendrueshme tha zoti Manaj.
Nderkaq ish presidenti Sejdiu nepermjet nje deklarate me shkrim ka theksuar se asnjehere nuk ka kerkuar nga zoti Thaci qe te kundershtoje vendimin e Gjykates Kushtetuese. E vetmja gje qe ka kerkuar Presidenti Sejdiu nga Kryeministri Thaci ka qene qe ai publikisht te deshmoje per marreveshjen e perbashket edhe me faktorin nderkombetar per kuptimin thelbesore te normes kushtetuese qe lidhet me pamundesine e ushtrimit te nje funksioni tjeter publik apo ne parti politike krahas pozicionit te Presidentit te Republikes. Zoti Thaci e ka pohuar se do ta beje nje gje te tille por kjo nuk ka ndodhur asnjehere thuhet ne deklaraten e Lidhjes Demokratike te Kosoves terheqja e se ciles nga qeveria mund te coje vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme.
Pervec zgjedhjeve te pergjithshme kjo parti po perballet edhe procesin e zgjedhjeve te brendshme. Ndonese deri tash zyrtarisht per postin e kesaj partie eshte kandiduar ish kryeministri i Kosoves ne mergim Bujar Bukoshi brenda saj po debatohet edhe rreth mundesise se kandidaturave te tjera. Emri me i perfolur eshte ai i kryetarit aktual te Prishtines Isa Mustafa. Nje grup qe veten e identifikon si tifoze te futbollit u mblodhen sot para selise se Lidhjes Demokratike te Kosoves duke kerkuar qe ai te kandidoje ne vend te kryetarit aktual te kesaj partie Fatmir Sejdiu. Zoti Mustafa tha se ceshtja e kandidimit per drejtimin e kesaj partie eshte ceshtje e marreveshjeve te brendshme.
Ne qofte se anetaresia dhe deget e LDK-se kerkojne zgjidhje tjeter une jam i gatshem te ballafaqohem me keto zgjidhje mirepo une mendoj qe zoti Sejdiu ka treguar sukses te mire ai e ka udheheq ne menyre te ndergjegjshme Lidhjen Demokratike. shte ceshtje e anetaresise se Lidhjes Demokratike qe ata te japin besimin e tyre per zgjedhjet e ardhshme tha zoti Mustafa.
Pas vdekjes se ish presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova Lidhja Demokratike pesoi ndryshime te cilat ne dhjetor te vitit 2006 coi ne ndarjen e saj. Ne nentor te vitit 2007 Lidhja Demokratike per here te pare humbi ne zgjedhje duke u radhitur e dyta pas rivales se saj te vjeter Partise Demokratike te Kosoves me te cilen ndau pushtetin deri nje jave me pare kur u terhoq nga koalicioni qeverises.