Mainci rimerr kreun
Mainci fitoi minimalisht 0-1 ndaj Leverkusenit ne transferte duke rimarre vendin e pare te Bundesliges gjermane fale edhe barazimit te Borusias se Dortmundit me Hofenhajmin 1-1. Goli i Andreas Ivanshitz ne minuten e 70 te takimit i dha fitoren skuadres se Maincit e cila ngjitet ne kuoten e 24 pikeve duke lene pas Dortmundin me 22 pike qe shpetoi nga humbja ndaj Hofenhajmit vetem ne sekondat e fundit te takimit fale golit te Da Silves nderkohe qe miqte kishin kaluar ne avantazh me pare me Demba Ba qe ne minuten e 10.
Ndeshja tjeter e dites se djeshme mes Shtutgartit dhe St. Paulit u mbyll 2-0 per vendasit. Fillimisht shenoi Nidermajer per te ardhur edhe tek goli i Kuzmanovic ne minuten e 79 qe dyfishoi rezultatin.