E Diel, 1 Nëntor 2026

Kercenimet ndaj Njazi Kosovrastit pa autor

Autori i kërcënimeve me mesazhe telefonike ndaj Njazi Kosovrastit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike në KQZ, nuk do të zbulohet ndonjëherë...
Sipas prokurorisë së Tiranës, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kërcënuesi e ka blerë numrin e telefonit së bashku me aparatin celular në tregun e zi, pranë zonës së njohur si “Dollari” në kryeqytet...Nga hetimet e kryera, sipas akuzës, në kompaninën telefonike figuron pronar i kartës, një burrë 65 –vjeçar, që nuk ka lidhje me kërcënimet...ai është një banor i periferisë së Tiranës, thuhet nga prokuroria, dhe gjatë deklarimeve të dhëna ka sqaruar se nuk ka blerë ndonjë kartë telefoni kohët e fundit...Ndërkohë, nga verifikimet e kryera, rezulton se aparati telefonik nga janë nisur mesazhet është përdorur vetëm për momentin e nisjes së kërcënimeve dhe nuk është përdorur asnjëherë së bashku me kartën e telefonit...nga këto të dhëna, sipas prokurorisë, autori ka planifikuar gjithçka për të kërcënuar përfaqësuesin e PD-së, i cili kërkonte rinumërimin e votave për zonën e Lezhës....
Vet i kërcënuari, Kosovrasti ka mohuar se kishte probleme me njeri, duke pretenduar se kërcënimi ka ardhur për shkak të detyrës si përfaqësues i PD-së në KQZ... 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›